Pacolli gëzon me dhurata fëmijët me nevoja të veçanta (Foto)

13:16 | 17 Dhjetor 2015
M. A.

Në prag të festave të fundvitit, Ish-Presidenti i Kosovës, z.Behgjet Pacolli, gëzoi sot fëmijët me nevoja të veçanta të shkollës burimore “Përparimi” në Prishtinë, transmeton arbresh.info.

Fëmijët e gëzuar me radhë morën dhurata të ndryshme të cilat ua shpërndau nënadimër.

IMG_2743

Drejtoresha e shkollës, Igballe Asllani-Potera falënderoi shumë z. Pacolli për gatishmërinë e tij që t’i gëzojë këtë kategori të nxënësve.

“Tani jemi në fund të vitit ku nxënësit e shkollës tonë zakonisht presin dhurata nga njerëzit e vullnetit të mirë e në këtë rast falënderojmë shume zotëri, Behgjet Pacolli i cili ka shprehur gatishmërinë që ti gëzoj nxënësit e shkollës sonë”, tha ajo.

Ajo shtoi se shkolla “Përparmi” çdo vit merr dhurata nga organizata të ndryshme dhe nga njerëzit e vullnetit të mirë që në këto festa të fundvitit t’i gëzojnë fëmijët.

Ndërsa, nëna e Rinor Krasniqit, nxënës në shkollën burimore “Përparimi” tha se i falënderon shumë ata që sadopak po i gëzojnë fëmijët tanë me dhurata.”Rinori ka me u gëzu shumë kur ti sheh dhuratat por jo vetëm ai do të gëzohen të gjithë nxënësit”./Arbresh.info

arbresh script

IMG_2707

IMG_2698
IMG_2704
IMG_2730
IMG_2722
IMG_2720
IMG_2753
IMG_2745
  IMG_2762

 

Shpërndaje në rrjete sociale