Shteti është stabil, nuk ka rrezik nga ndonjë destabilizim dhe jemi të kujdesshëm drejt qëllimit të këtyre sulmeve hibride. Mbetet MPB-ja të kontaktojë me shërbimet partnere në rajon, deklaroi sot në brifingun e rregullt me gazetarë ministri i Punëve të Jashtme në RMV, Bujar Osmani.
Osmani, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, tha se duke pasur parasysh se edhe tek një anëtare tjetër e NATO-s, në Mal të Zi ka paraqitje për bomba, se kjo ndoshta nuk është ndonjë lojë e adoleshentëve, është kërkuar ndihmë nga NATO-ja.
Osmani sqaroi se NATO-ja jep mbështetje për diagnostifikimin e problemit, nuk ka mision i cili do të kërkonte forenzikë.
Thirrjet nga Gjermania drejt shtetasve të vetë të jenë të kujdesshëm në Maqedoni të Veriut për shkak të paraqitjeve për bomba, sipas tij, janë legjitime. Dje patëm paraqitje për bomba në një hotel, edhe ne do të veprojmë njejtë”, thotë ministri.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...