Rada Trajkoviq, këshilltare e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka vazhduar me kritika ndaj presidentit serb, Alexander Vuçiq.
Ajo u ndalua nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Trajkoviq përmes një postimi në Twitter ka treguar mbi gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht derisa Vuçiqin e ka qajtur “barbari më anti-evropian në Ballkan”.
“Nata po afron. Po bie shi. Është ftohtë. Ende jemi në punktin e Merdares. Asnjë shtetas në rajon nuk zbaton këso tortura mentale ndaj njerëzve që s’kanë mendime të njëjta politike. Ja në diçka ia dole të fitosh Aleksandar Vuçiq: je barbari më i madh antieuropian në tokën e Ballkanit” ka shkruar Trajkoviq në postimin e fundit në Twitter.
Trajkoviq është ndaluar nga policia e Serbisë tash e njëzet orë./arbresh.info/
Noć se već približava. Pada kiša. Hladno je. Još uvek smo na punktu Merdare.
Nijedan državnik u regionu ne sprovodi ovakvu mentalnu torturu nad političkim neistimišljenicima.
Evo u nečemu si pobedio @avucic: najveći si antievropski varvarin na Balkanskom tlu!
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 16, 2022
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës