Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas fjalimit vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.
Presidentja sot gjatë fjalimit të saj tha se “nuk do të zmbrapsem edhe atëherë kur më sulmoni me pamjen time”.
E për këtë deklaratë të sajën ka reaguar deputetja Musliu, duke folur për ndryshimet e peshës së presidentes.
Në një shkrim në Facebook, Musliu ka shkruar se presidentja e vendit do të mbahet vend vetëm si inatçore, kompleksgjike, përçarëse, dhe do të mbahet mend si nje grua që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”, ka shkruar Musliu
“Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”, ka shkruar Musliu.
Shkrimi i plotë:
Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por meqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj:
A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atë në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës.Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg. Ti mund të jesh çka do përveç presidente. /arbresh.info/
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...