Ukraina tha të mërkurën se sistemi i saj ajror kishte penguar një sulm rus ndaj kryeqytetit Kiev. Ukraina thotë se asgjesoi 13 dronë rusë me eksplosivë, ndërkohë që pesë ndërtesa u dëmtuan gjatë sulmit.
Kryebashkiaku Vitali Klitschko njoftoi për shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi në qendër të Kievit. Nuk pati njoftime për viktima.
“Një tjetër sulm masiv me dron në Kiev. Është e qartë se ushtria ruse ka besim tek vetvetja vetëm kur sulmon qytete paqësore”, shkroi në rrjetin Twitter Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.
Që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, Rusia ka përdorur dronë, raketa dhe artilerinë e rëndë për të goditur centralet elektrike, rrjetin e furnizimit me ujë dhe pjesë të tjera të shërbimeve publike në përpjekjet për të nënshtruar ukrainasit gjatë dimrit.
Shefi i administratës së qytetit të Kievit, Serhii Popko, shkroi në rrjetin telegram se sulmet ruse me dronë dëmtuan një ndëtesë të qytetit dhe katët pallate banimi.
Ukraina thotë se ka qënë gjithnjë dhe më e suksesshme në asgjesimin e dronëve rusë duke goditur 60 nga 70 prej tyre në sulmet e 5 dhjetorit.
Në një tjetër zhvillim, autoritetet ukrainase thanë të mërkurën se kanë gjetur prova për torturimin e fëmijëve në zonat e pushtura nga rusët. Dmytro Lubinets, shefi i të drejtave të njeriut në Ukrainë, tha se “dhomat e torturës për fëmijët” të akuzuar për rezistencë ndaj forcave ruse, u gjetën në zonat e rimarra në Ukrainën verilindore dhe jugore.
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...