Shqipëria nuk është gati për amnistinë fiskale, si fillim duhet të dalë nga “lista gri” e pastrimit të parave. Është ky vlerësimi i përsëritur i Fondit Monetar Ndërkombëtar pas një skanimi të situatës ekonomike të vendit, në kuadër të përfundimeve të konsultimeve të Nenit IV.
(Sipas Artikullit IV të Neneve të Marrëveshjes me FMN-në, FMN-ja bën çdo vit diskutime dypalëshe me anëtarët e saj. Një pjesë e stafit të saj viziton vendet anëtare, mbledh të dhëna ekonomike dhe financiare dhe diskuton me zyrtarë zhvillimet dhe politikat ekonomike të vendit)
Referuar deklaratës zyrtare, FMN kërkon më shumë përpjekje për të rritur transparencën dhe besueshmërinë fiskale, duke investuar te Reforma në Drejtësi me qëllim uljen e korrupsionit.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, luftimi i informalitetit nga ana tjetër do të ndihmonte në frenimin e presioneve të emigracionit. Për Fondin Monetar Ndërkombëtar, dallga e rritjes së çmimeve do të shtyjë më shumë shqiptarë drejt varfërisë, ndërsa me krizën energjetike nëpër këmbë, situata bëhet edhe më delikate.
Për shkak të strukturës së vjetëruar ekonomike, e cila është lehtësisht e cenueshme nga faktorët klimaterikë, FMN paralajmëron për ditë edhe më të vështira. Rritja ekonomike nga 3.7 për qind këtë vit, pritet të bjerë në vetëm 2 për qind vitin e ardhshëm, ndërsa spiralja e borxhit publik mbetet një rrezik i vijueshëm./A2CNN/
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...