Manuel Neuer ka konfirmuar se do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit pasi iu nënshtrua një operacioni për një thyerje të këmbës gjatë pushimeve.
36-vjeçari, i cili konsiderohet si një nga portierët më të mirë të gjeneratës së tij, ka startuar të tre ndeshjet e Gjermanisë në Kupën e Botës të këtij viti.
Skuadra e Hansi Flick u eliminua në mënyrë tronditëse nga gara pasi fitoi vetëm një ndeshje në Grupin E.
Portieri i Bayer Munich ishte në një udhëtim për ski përpara se të pësonte një dëmtim shkatërrues.
Ai ka lëshuar një deklaratë, ku thotë: “Hej djema, çfarë të them, fundi i vitit mund të kishte shkuar patjetër më mirë… Ndërsa po përpiqesha të pastroja kokën gjatë skijimit, pësova një frakturë në këmbë. Operacioni i djeshëm shkoi mirë, faleminderit shumë mjekëve!”. /kk
Moti për pesë ditët e ardhshme me vranësira dhe reshje shiu
Pse stërvitja në shtëpi gjatë dimrit është zgjedhja më e men...
Ministrja izraelite e quan ‘Bordin e Paqes’ të Trump një ‘pl...
Trepça fiton ndaj Bashkimit dhe e blindon pozitën e parë
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
Tri gola, një asistim – Shaqiri vendimtar në fitoren e...