Vdes në Katar gazetari i njohur i sportit Grant Wahl

08:12 | 10 Dhjetor 2022
K.B

Në mëngjesin e sotëm është njoftuar se ka vdekur gazetari i shquar amerikan, Grant Wahl.

Amerikani po e mbulonte me raportime nga vendi i ngjarjes ndeshjen Argjentinë – Holandë.

Sipas asaj që thonë dëshimtarët për CNN, Wahl u rrëzua në zonën e shtypit.

Rrethanat e kësaj vdekjeje, të paktën deri më tani, konsiderohen të paqarta.

Pas vdekjes së Wahl kanë reaguar disa nga figurat e njohura të gazetarisë sportive në botë.

Njëri ndër ta ishte Fabrizio Romano, që, përmes një postimi në Twitter, shprehu ngushëllimet e tij në lidhje me rastin.

Shpërndaje në rrjete sociale