Murati beson se platforma e Lëvizjes për Bashkim zgjidh problemet me Serbinë

09:35 | 17 Dhjetor 2015
M. A.

Lëvizja për Bashkim e Valon Muratit ende beson se platforma e tyre për bisedime me Serbinë është më e mira për të zgjidhur problemeve me shtetin fqinjë.

Kryetari i ri i Lëvizjes për Bashkim thotë se prej vitit 2013 kanë kërkuar të shtrohet në dialog problemi i Preshevës, Mevdegjës e Bujanocit ashtu siç diskutohet për tri komunat në Veri të Kosovës.

“Në këto bisedime duhet të kërkohet reciprocitet”, ka thënë Murati, për Gazetën Express.

“Ajo që ofrohet si zgjidhje për tri komunat në Veri të kërkohet edhe për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin”, ka shtuar ai.

Murati ka thënë se ende s’ka platformë të qartë të përbashkët për të zgjidhur problemin mes dy vendeve.

“Pala shqiptarë s’ka pasur një platformë të qartë. Pasojë e kësaj e kemi këtë gjendje”.

“Çdo rrugëzgjidhje duhet t’i ketë parasysh normalizimin e Kuvendit dhe një dialog politik për t’i hapur të gjitha temat”, ka thënë ai.

Murati ka thënë se problemi vazhdon të jetë edhe opozita e cila s’ka alternativë për të dalë me një zgjidhje.

Në këtë intervistë, Murati ka folur edhe për Ministrinë e Diasporës; për investimet e huaja; për regjistrimin.

Murati ka folur marrjen e pozitës së re në Kryere të Lëvizjes për Bashkim dhe për punën e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale