Sot është mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për Liritë Fetare ku përveç Kurtit dhe Konjufcës ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Hovenier në fjalën e tij të rastit theksoi se ushtrimi i lirës fetare është e drejtë e besimit individual duke shtuar se e ka nxitur Qeverinë për më shumë se një dekadë të miratoj ndryshimet në këtë ligj.
Sipas tij, komentet më të rëndësishme në Projektligj vijnë nga bashkësitë fetare, duke shtuar se ShBA rekomandojnë heqjen e çdo mangësie.
“Jam i nderuar që jam me juve në këtë diskutim publik për ndryshimin e Projektligjit për liritë fetare. Komentet më të rëndësishme do të vinë nga bashkësitë fetare. Kjo e drejtë përfshinë lirinë që çdo njeri mund të ndryshojë fenë. ShBA i janë përkushtuar besimit fetar pa pengesa. Ushtrimi i lirë i fesë është më shumë e drejtë e besimit individual. Këtu në Kosovë Qeveria ka kërkuar mbrojtjen e lirisë së fesë përmes Kushtetutës e ligjit. Në Kosovë e kemi theksuar mungesën e statusit ligjor. Më shumë se një dekadë e kemi nxitur Qeverinë të miratojë ndryshimet për liritë fetare. ShBA rekomandojnë heqjen e çdo reference për numrin më të vogël. ShBA nuk përcakton çka përbën grup fetar, por individi përcakton grupin e vet fetar. Është e rëndësishme të diskutohen çështjen e gjithëpërfshirëse për këto çështje ligjore. Ne jemi të bindur se këto ndryshime do të zgjidhen. Ligji i tanishëm thotë se Qeveria do të mbajë dialog të hapur me shoqëritë fetare dhe ajo çka po bëjmë është me atë standard në atë draft ligj”, deklaroi Hovenier./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...