Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua në Bruksel me Fernando Andresen Guimaraes, Këshilltar diplomatik i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në takim u bisedua mbi kultivimin e procesit të integrimit evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me ç’rast Bislimi përmendi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili do të ndodhë para fundit të këtij viti.
“Ky aplikim, vjen si rezultat pozitiv i përkushtimit dhe angazhimit të Republikës së Kosovës konform vlerave e standardeve evropiane, si dhe mbështetjes së fuqishme qytetare ndaj Bashkimit Evropian dhe proceseve integruese. Kosova po bën progres në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, i cili po kurorëzohet me një hap të radhës formal i cili është aplikimi për anëtarësim. Kualiteti dhe avancimi i institucioneve tona është më i lartë se ai i vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në momentin kur kanë aplikuar për anëtarësim në BE”, tha Bislimi.
Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian, në mënyrë të vazhdueshme e kanë mbështetur rrugëtimin dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës. Aplikimi për anëtarësim, vjen në frymën e orientimit evropian të Republikës së Kosovës.
Këshilltari i Presidentes Von der Leyen, Fernando Guimaraes tha se progresi i bërë nga Kosova gjatë këtij viti është i dukshëm, i riafirmuar dhe nga Raporti për Vendin 2022.
Gjithashtu, shtoi se Presidentja Von der Leyen është e përkushtuar plotësisht ndaj rrugëtimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.
Bislimi tha se përparimi i Kosovës në sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, politikat sociale, zhvillimin ekonomik e demokratizimin janë incentiva dhe imperativë të suksesit dhe qasjes serioze të Qeverisë në përafrimin me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian./arbresh.info/
Sorensen deklarohet pas takimit me Bislimin: Së shpejti taki...
Dragusha: Tregu i lirë energjetik ka të mira dhe të këqija, ...
Yamal jep një përgjigje të prerë nëse do ta shohim ndonjëher...
LVV rikandidon për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliun
Zenun Elezaj dhe Bali Muharremaj, kandidatët e Aleancës për ...
Flick trajneri më i mirë i sezonit në La Liga