Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se mbrëmë në orët e vona është njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga loboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë kriminal.
“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Ky është një rast i rëndë, kriminal. Kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit dhe drejtorin e Policisë.
Sot në mëngjes kam vizituar In e Mjekësisë Ligjore dhe jam njoftuar si në vijim.
“Në raksat apo mbajtëset e epruvetave kanë qenë: 15 epruveta me gjak, një e urinës dhe një epruvetë e lukthit. Nga këto Instituti dy epruveta me gjak ja ka dhënë Institutit Zviceran dhe një Policisë për ADN. Pra aktualisht, sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona, vetëm këta persona i kanë çelësat në këtë vend. Çdokush që ka ndjekur këtë rast dhe procesin hetimor e ka të qartë se prej 6 vitesh të gjitha provat, rrethanë e faktorë është synuar të zhduket e shtrembërohet apo të eliminohet”, tha Haxhiu ndër të tjera në konferencë./arbresh.info/
LEXO EDHE
Haxhiu: Veç tre persona kanë qasje në vendin ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit – Arbresh.info
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës