Edhe vëllai i Granit Xhakes, Taulant Xhaka i ka reaguar ashpër aktivistes feministe Zana Avdiu, duke e akuzuar se gjoja është paguar për ta kritikuar vëllain e saj Granitin, për gjestin e tij gjatë fitores së Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës të premten e kaluar.
Avdiu e kritikoi Xhaken pse i kapi organet gjenitale kur iu drejtuar bankës serbe dhe i shau ata me nënë gjatë ndeshjes së tensionuar të në Katar.
Taulanti, i cili e ka përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare për dallim nga Graniti, e quajti po ashtu Avdiun grua pa gjak shqiptari derisa e cilësoi vëllain e vet si shembull për t’u ndjekur nga shqiptarët.
“Ti Zana Avdiu a qysh e pate emrin! Ti pika e parë nuk ke lidhje as me futboll! Pika e dytë ti nuk ke lidhje çka ndodh në një fushë futbollit e çfarë emocione ka aty brenda! Pika e tretë ti nuk e njeh aspak familjen Xhaka edhe historinë e babait tim dhe familjes Xhaka. Unë nuk di kush të ka paguar me dal aty e me thonë kësi sene banale. Edhe prapë del në intervista e fol për kërcënime! Granit është shembull për krejt shqiptarët në aspektin pozitiv dhe ti e quan rrugaç? Marre se nuk paske aspak gjak shqiptari ti!” shkroi Taulant Xhaka në Instagram.
Kujtojmë së një reagim të ashpër për aktivisten në fjalë e ka pasur edhe babai i Granitit, Ragip Xhaka e ka paralajmëruar aktivisten feministe Zana Avdiun, që të mos flet më për familjen e tij.
Derisa ishte drejtpërdrejt në “T7”, babai i lojtarit që përfaqëson Zvicrën, Ragipi ka thënë se Avdiu duhet të ketë kujdes për familjen Xhaka, duke shtuar se djali i tij gjithmonë në Angli mundohet të tregojë se serbët kanë dhunuar mbi 20 mijë gra. /arbresh.info/

Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...