Bellingham flet për një kalim të mundshëm te Real Madridi

14:03 | 6 Dhjetor 2022
K.B

Jude Bellingham është në radarin e Real Madridit dhe pas paraqitjeve të tij për Anglinë në Kupën e Botës Katar, një tifoz e ka bërë të qartë se duhet t’i bashkohet gjigantëve spanjollë.

Ky veprim është bërë viral në mediat sociale, pasi Bellingham, i cili po luan përkrah Jordan Henderson të Liverpool-it, i thuhet: “Eja në Madrid, eja në Madrid”.

Henderson e këshillon Bellinghamin të mos zgjedhë Real Madridin dhe mes të qeshurash, tifozi i kujton se humbi finalen, referencë për titullin e Champions League që Los Blancos fitoi ndaj Reds.

Më pas, tifozi përsëriti kërkesën e tij dhe i premtoi Bellinghamit se “nëse shkon në Real Madrid, do të fitoni Topin e Artë”, shkruan Marca.

“Ju mendoni kështu? Do të shohim”, ishte përgjigja e tij.

Të gjitha skuadrat e mëdha po shikojnë Bellinghamin dhe nëse duan ta nënshkruajnë, nuk do të jetë e lehtë pasi Borussia Dortmund kërkon 150 milionë euro.

Kjo shifër u publikua për herë të parë nga The Athletic në shtator, dhe është konfirmuar nga Bild së fundmi./kk

Shpërndaje në rrjete sociale