Reperi i njohur shqiptar, Gjiko ka bërë një dedikim prekës për artistin Arlind Gjikollin i njohur edhe si Gjikla.
Reperi kishte edhe lidhje familjare me Gjiklën (djalë të axhës), ku përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij në Instagram ai ka shpërndarë disa kujtime përkrah tij.
Gjiko shkruan se pavarësisht dhimbjes së madhe po mundohet të bëhet i fortë, duke i premtuar se premtime që ia ka dhënë do t’i mbaj dhe do të vazhdojë tutje.
Gjikla ishte si vëlla, shok, mentor e aleat për Gjikon.
Reperi tha se engjëjt nuk jetojnë në tokë, por në parajsë.
Postimi i plotë i Gjikos:
Gjikla, po mundona mu bo i fortë, njëjtë si me mësove tërë jetën, ty të kom pas vëlla shok mentor aleat o Gjikla jem, shume sfida i kaluam bashkë edhe këtë sfide menduam se do e kalonim, vetëm një gjë e di sigurt, sëmundja se pat aspak të lehte, qetësia jote ja ngadalësoj turrin, mençuria jote e zhveshi atë. Shkenca e mjekësia u facionua me metodat tuaja, por ja që Zoti të deshti më shumë se ne. Sepse engjëjt nuk jetojnë në tokë por në parajsë. Premtimin ta kom dhënë, e premtimet do i mbaj, amanetin do ta kryej, e kurë nuk kom me u ndal, veç për ty Gjikla jem, njëjtë si ti që nuk u ndale asnjëherë për mua Gjikla jem. Pusho i qetë vëlla i dashur , e ishalla na ki bo hallall të gjithëve, gjithmonë në zemrat tona pulsi jonë do të jesh.
Kujtojmë se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, e martë në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Pejës. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit, rruga “Mbretëresha Teutë”, numër 89.
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...