Lajmi i fundit/ FIFA hap procedurë hetimore ndaj Serbisë

14:12 | 5 Dhjetor 2022
Emir Abduramani

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka hapur procedurë hetimore ndaj Serbisë pas ndeshjes të së premtes mbrëma ndaj Zvicrës.

Kështu bëhet e ditur nga gazeta e njohur zvicerane “Tages Anzeiger”, e cila nga burimet e saj ka njoftuar se FIFA ka hapur procedurë hetimore ndaj federatës serbe të futbollit.

Sipas tyre, hetimet po zhvillohen në lidhje me nenin 12 (sjellje e gabueshme e lojtarëve dhe zyrtarëve), nenin 13 (diskriminim) dhe 16 (rend dhe siguri e ndeshjes).

Gazeta shkruan se FIFA nuk ka ofruar të dhëna të tjera dhe se me gjasë bëhet fjalë për trajnerin e Serbisë Dragan Stojkoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale