Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Kajtazi pas vdekjes së futbollistit të Trepça ’89, Erion Kajtazi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj u ka shprehur ngushëllime edhe ekipit, kolegëve sportistë dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër Erionin, njofton Klankosova.tv.
“I pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjen në moshë aq të re të futbollistit të FC Trepça ’89, Erion Kajtazi. Ngushëllime familjes Kajtazi, kolegëve sportistë, FC Trepça ’89, dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër. U prehsh në paqe, Erion”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...