Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, sot ka udhëtuar për në Hagë.
Mustafa ka takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në paraburgim atje, teksa këtë vizitë e cilëson si më emocionalen në jetën e tij.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa thotë se të gjithë ish-krerët e UÇK-së ishin mirë me shëndet.
“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin. Aty takova të gjithë ushtarët e lirisë, të gjithë ishin mirë! Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush!”, ka shkruar Mustafa.
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Lista e ngushtë e Real Madridit për trajner, nëse Xabi Alons...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Parashikimi i motit në Shqipëri për ditën e martë
Prishtinë: U kapën në trafik, i dyshuari e godet me thikë nj...