Mbi 200 persona janë vrarë në Iran që kur shpërthyen protestat mbarëkombëtare pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, tha më 3 dhjetor trupi kryesor i sigurisë iraniane.
Amini, 22 vjeçe, vdiq më 16 shtator pasi u arrestua në Teheran nën pretendimet për shkeljen e rregullave të veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, IRNA, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare tha se numri i viktimave gjatë trazirave “ka tejkaluar shifrën prej 200”.
Ky këshill tha se në këto të dhëna përfshihen zyrtarët e vrarë të sigurisë, civilët, “separatistët”, por edhe “rebelët” – term që përdoret nga autoritetet iraniane për të përshkruar protestuesit.
Një gjeneral i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, për herë të parë gjatë kësaj jave tha se mbi 300 persona kanë vdekur gjatë trazirave.
Këshilli i Sigurisë tha se përveç viktimave në njerëz, dhuna ka shkaktuar dëme në vlerë prej miliona dollarësh.
Organizata Iran Human Rights – organizatë me seli në Oslo – tha të martën se të paktën 448 persona “janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë protestave mbarëkombëtare që ende po vazhdojnë”.
Protestat në Iran nisën në mes të shtatorit, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje 22 vjeçe, e cila u arrestua për “shkelje të rregullave të hixhabit”.
Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volker Turk, javën e kaluar deklaroi se 14.000 persona, përfshirë fëmijë, janë arrestuar gjatë shtypjes së protestave./rel/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...