Andi Lila për Serbinë: Skuadra më e dobët e Botërorit pas Katarit

12:10 | 3 Dhjetor 2022
K.B

Ish-mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila, e ka cilësuar Serbinë si ekipin më të dobët, pas Katarit, në këtë Kampionat Botëror.

Lila tha se paaftësia dhe fodullëku nuk mund të shkojnë së bashku.

“Serbia skuadra më e dobët e botërorit pas Katarit! Edhe të paaftë edhe ‘‘fodull’’ nuk shkon”, shkroi lojtari në Facebook.

Serbia, gjatë këtyre tri ndeshjeve, ka arkëtuar vetëm një pike nga nëntë të mundshmet.

Mbrëmë ata u eliminuan sërish nga Zvicra në një Botëror dhe ishin sërish shqiptarët ata që ndihmuan më së shumti drejt kësaj rruge, njërin prej golave e shënoi Xherdan Shaqiri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale