Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marr pjesë në varrimin e Hamide Magashit, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.
Pas ceremonisë së varrimit, Haxhiu përkujtoi edhe njëherë viktimën përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Të pikëlluar e me zemër të thyer u mblodhëm në varrimin e gruas e cila tragjikisht u vra, një ditë para se të bëhej nënë. Hamide Magashi dhe foshnja e saj e palindur tashmë janë në amshim, por prezenca e tyre do të mbetet gjatë në kujtimin e të gjithëve, duke reflektuar për të mos lejuar kurrë më veprime të tilla”, shkroi Haxhiu.
Ministrja uroi që raste të tilla të viktimave të mos përsëriten.
“Qoftë e fundit kjo viktimë! Qoftë i paharruar kujtimi për të!”, shkroi ajo në fund./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...