Me 2 dhjetor në grupin G, zvhillovet ndeshja “finale” ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë në kuadër të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
E Taulant Xhaka ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran, “BLICK”, rreth ballafaqimit ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë.
Taulanti e ka këshilluar vëllain e tij më të vogël, Granitin, për këtë duel që luhet këtë të premte.
Këshilla e 31 vjeçarit ka qenë që Graniti ta ruaj qetësinë, derisa tregoi se nuk ishte aspak i lumtur me shortin që i vuri kundërshtarë këto dy ekipe.
“Të them të drejtën, nuk isha i kënaqur me shortin. Por kam diskutuar me Granitin rreth kësaj ndeshje një kohë të gjatë. Unë i thash atij që çfarë do që të ndodh në këtë ndeshje, nëse shënon ose humb, vetëm ruaj gjakftohësinë dhe luaj lojën tëndë siç di ti. Në fund të fundit, nuk ka të bëjë me politikë, ëshë një ndeshje futbolli”, ka thënë Taulant Xhaka për Blick,
Në Botërorin e zhvilluar në vitin 2018 në Rusi, Zvicra dhe Serbia ishin ballafaquar ndërmjet vete, sfidë kjo që u takoi “Helvetikëve” 2-1.
Kjo ndeshje pati bërë bujë të madhe edhe më shumë nga golat e shënuara prej Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, pasi këta dy të fundit e kishin bërë shqiponjën me duar. /kk
U hodh molotov e gaz lotsjellës, përfundon protesta e PD’së ...
Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...