Protesta e Partisë Demokratike në Shqipëri, e mbajtur para kryeministrisë ka përfunduar.
Pas përfundimit të protestës së opozitës përballë Kryeministrisë dhe Kuvendit, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli me një deklaratë në seli. Ai i kërkoi komisariateve të lironin 25 protestuesit e arrestuar dhe se ky është kilometri i fundit drejt fitores.
Protesta e dytë kombëtare e PD-së nuk u kalua pa tensione dhe dëme. Burime për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat, bëjnë me dije se 11 efektivë janë plagosur nga sulmet me moltovë dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...