Nesër do të tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), përmes një njoftimi, ka bërë më dije se nesër në orën 12:00 në selinë e shtëpisë së futbollit tonë, do të tërhiqet shorti për rundin e ardhshëm i garave në Kupën e Kosovës, garë kjo e dyta për nga rëndësia në vendin tonë.
“Komisioni i Garave njofton klubet dhe opinionin se nesër (e enjte) në orën 12:00, në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Tutje në këtë njoftim thuhet se “pjesëmarrjen në këtë rreth të garave e kanë siguruar Llapi, Ballkani, Liria, Prishtina, Gjilani, Dukagjini, Prizreni, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Behari, A&N, Fushë Kosova, Malisheva, Trepça’89”.
U hodh molotov e gaz lotsjellës, përfundon protesta e PD’së ...
Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...