Xavi Hernandez ka folur edhe një herë lidhur me Lionel Messi dhe rikthimin e mundshëm të argjentinasit në ‘Camp Nou’.
Trajneri i Barcelonës ka shprehur dëshirën e tij për ta stërvitur Lionel Messin te Barca dhe ka thënë se Leo është akoma lojtari më i mirë në botë.
Po ashtu, Xavi shtoi se, nëse Messi dëshiron, ai mund të kthehet te Barcelona në çdo kohë.
“Ai është akoma numri një. Cristiano Ronaldo është akoma mes 3-5 lojtarëve më të mirë në planet, po ashtu”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.
“Nëse Messi dëshiron, ai mund të kthehet në një pikë, sigurisht. Kush nuk do donte ta stërviste atë? Secilin prej të mëdhenjve. Në Francë, Mbappe për shembull. Neymar, Messi, do t’i pëlqeja shumë”, shtoi trajneri i Barcës.
Messi ka kontratë me PSG deri në vitin 2023, dhe nuk është i interesuar të flasë për të ardhmen e tij, pa përfunduar Kampionati Botëror.
U hodh molotov e gaz lotsjellës, përfundon protesta e PD’së ...
Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...