Janë intensifikuar protestat kundër kufizimeve për Covid në Kinë, pas një zjarri që vrau 10 persona në një bllok apartamentesh në Urumqi.
Në qytetin e Shangait, videot e postuara në mediat sociale nga gazetarë të huaj tregojnë mijëra njerëz që dalin në rrugë për të kujtuar viktimat dhe për të protestuar kundër kufizimeve të Covid.
Qindra vetë u dëgjuan të kërkojnë dorëheqjen e presidentit Xi Jinping, duke fajësuar mbylljen e ndërtesave të banimit për zjarrin.
Autoritetet kineze kanë mohuar se ky mund të ishte shkaku. Megjithëse autoritetet e Urumqit kërkuan një falje të pazakontë, duke u zotuar të ndëshkojnë këdo që kishte braktisur detyrën.
Në tubimin në Shangai, disa njerëz u panë duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule për viktimat.
Të tjerë u dëgjuan duke bërtitur parulla të tilla si “Xi Jinping, largohu” dhe “Partia Komuniste, largohu”. Ndërsa disa të tjerë mbanin pankarta të bardha bosh.
Kërkesa të tilla janë një pamje e pazakontë brenda Kinës, ku çdo kritikë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe presidentit mund të rezultojë në dënime të ashpra./A2/
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...