Policia në Pejë: Në protestë morën pjesë 2 mijë qytetarë

15:18 | 16 Dhjetor 2015
M. A.

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka dërguar një komunikatë për media ku pasqyron protestën e mbajtur sot në Pejë të partive opozitare.

Sipas Policia protesta ka kaluar pa incidente ndërsa në të morën pjesë 2 mijë persona.

Komunikata e Policisë:

Subjekti politik ‘AAK’, dega në Pejë së bashku me partitë tjera opozitare ‘ Vetëvendosje’ dhe ‘ NISMA ‘ më parë kanë paralajmëruar Policinë me kërkesë se do të organizojnë manifestim protestues me moton “Peja manifeston për Republikën “, e më qëllim për t’i kundërshtuar dy marrëveshjet për formimin e bashkësive të komunave serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Kjo protestë është mbajtur në Pejë me date 16.12.2015 duke filluar në ora 12:00 në sheshin “Shkelzen Haradainaj” në qendër të qytetit.

Qëllimi i këtij plani operativ ishte të merren masat e nevojshme në mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë pu blike, dhe zbatueshmëria e ligjit.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të nevojshme operative për të siguruar që protesta të kalojë pa ndonjë incident dhe qytetarët (pjesëmarrësit) të shprehin në mënyrë demokratike në suaza ligjore protestën e tyre me moton “ Peja manifeston për Republikën”.

Manifestimi protestues ka filluar në ora 12:00 dhe ka përfunduar në ora 12:50 , gjatë tërë kohës nuk është raportuar asnjë incident i cili kishte me ndikuar në rrjedhën e protestës , në rend dhe siguri.

Sipas vlerësimeve pjesëmarrja e qytetarëve në ketë protestë ishte rreth 2000 pjesëmarrës.

Shpërndaje në rrjete sociale