Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, pas arritjes së marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është e rëndësishme për të shfrytëzuar momentumin për progres të mëtutjeshëm në dialog.
Ai përmes një postimi në Twitter tha se kemi nevojë për shtensionim, jo për një konflikt tjetër.
Schallenberg falënderoi kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për përpjekjet e tyre të vazhdueshme.
“Lajm i mirë nga Brukseli! Kjo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme për të shfrytëzuar momentumin për përparim të mëtejshëm në dialogun Beograd-Prishtinë. Shumë faleminderit për Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për përpjekjet e tyre të vazhdueshme. Ne kemi nevojë për shtensionim, jo një konflikt tjetër!”, është shprehur kryediplomati austriak./arbresh.info/
Good news from Brussels! This deal between #Kosovo & #Serbia is important to keep up the momentum for further progress in the #Belgrade–#Pristina Dialogue. Many thanks to @JosepBorrellF and @MiroslavLajcak for their continuous efforts. We need deescalation, not another conflict! https://t.co/feHb6skcx5
— Alexander Schallenberg (@a_schallenberg) November 23, 2022
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...