Cristiano Ronaldo është shprehur se do të pensionohet nga kombëtarja në rast se Portugalia e fiton Kupën e Botës në Katar këtë vit.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, portugezi nuk ka dyshime për këtë çështje.
Po i njëjti burim raporton se lojtari nuk e ka ndërmend t’i bishtnojë këtij vendimi, mirëpo paraprakisht duhet të sigurohet një “kusht i madh” që të ndodhë kjo gjë.
“Pensionohem nëse e fitoj Kupën e Botës në Katar. 100 për qind.
E vlerësoj dashurinë që tifozët kanë për mua edhe kur nuk luaj, edhe kur më kritikojnë do të jetë gjithmonë në zemrën time. Ata do të jenë gjithmonë në zemrën time”, u shpreh Ronaldo, shkruan Romano.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, tashmë 37-vjeçar, është në hall sa i përket situatës në klubin e tij, Manchester United, pasi, siç dihet, ekziston një krisje raportesh në mes tij dhe drejtuesve.
“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...
Andin Hoti raporton në Komision, zbulon prioritetet e minist...
Më shumë gjasa për president apo për zgjedhje?
“Përshëndetje Z. President!” – momenti kur zëvendëspresident...
Shoqata e Naftëtarëve: Vetëm një marrëveshje afatgjatë sjell...
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...