Për herë të parë delegacioni i Republikës së Kosovës, po merr pjesë në Konferencën e COP27, nën Konventën e Kornizës për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC) në Egjipt.
“Delegacioni i parë nga Republika e Kosovës, kryesohet nga Ministri Liburn Aliu, Deputetja e Parlamentit dhe Kryesuesja e Komisionit për Mjedis, znj.Fitore Pacolli-Dalipi, dhe z.Kenan Tora, Diplomat nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, njofton zyra për informim e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Bëhet e ditur se në mbështetje të delegacionit të parë nga Kosova janë, Agim Mazreku, i angazhuar nga UNDP si Analist i Politikave Mjedisore për Këshillin Ndërministror të Ndryshimeve Klimatike dhe Stefan Mager nga GIZ-i gjerman. /arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë