Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur kundërshtarëve të tij politikë – kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës atij të Partisë së Lirisë, Ilir Metës mbi çështjen e investimit për Portin e ri të Durrësit.
“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Reagimi ka ardhur pas akuzave që janë hedhur kundrejt kabinetit të tij lidhur me procedurat, të cilat lidhen me investimin e madh prej 2 miliardë eurosh, për ngritjen e portit turistik në Mesdhe. /arbresh.info/
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...