Zvarritjet në formimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) kanë lënë peng punëtorët e Fabrikës së Tubave të Ferizajt, të cilët tashmë 562 ditë janë duke protestuar në një tendë para Qeverisë së Kosovës.
Grevistët thonë se këto vonesa kanë ndikuar në shëndetin e tyre, pasi që, siç thonë ata, gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet dita-ditës, shkruan Zëri.
Ata tregojnë se edhe qeverisja e re e vendit, e drejtuar nga kryeministri, Isa Mustafa, asnjëherë nuk i ka vizituar e as nuk u ka kthyer përgjigje në kërkesat për takime që ia kanë bërë.
Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit Mustafa edhe në vonesat e formimit të Bordit të AKP-së, e cila është vendimtare për ndarjen e mjeteve mbi 25 milionë euro si paga të papaguara pas largimit nga puna.
Njazi Asllani, kryetar i Këshillit Grevist, ka thënë se kanë humbur shpresat në institucionet e vendit, sa i përket shlyerjes së borxhit. Asllani rrëfen për vonesat e kërkesave të tyre edhe nga ana e anëtarëve të Bordit të kaluar.
Sipas tij, nëse Bordi do të formohet me pesë anëtarë, emrat e të cilëve tashmë janë në Kuvend të Kosovës, ka mundësi që kërkesa e tyre të zvarritet.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...