Sot rreth orës 13:30 nga zyrtarët policorë është parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkollë në Prishtinë.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se janë arrestuar 11 prej tyre.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se personat në fjalë e kishin lënë një takim për të “zgjedhur” një mosmarrëveshje mes tyre me ç’rastë ka qenë reagimi i shpejtë i policisë që e ka ndaluar.
“Policia parandalon një konflikt në mes të nxënësve të dy shkollave në kryeqytet Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet.
Pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave.
Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit. Vlerësojmë lart, kontributin e secilit qytetar dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtejmë. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative”, thuhet në njoftimin e Ahmetit për arbresh.info.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media