Në një kohë, humbjesh të njëpasnjëshme në Ukrainë, Rusia ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm për të shtuar radhët, duke hequr kufirin e moshës për t’u bërë pjesë e shërbimit ushtarak.
Sipas “Ria Novosti”, presidenti Vladimir Putin nënshkroi një dekret që heq kufirin e moshës 40-vjeçare për ata që synojnë të nënshkruajnë kontratën e parë të shërbimit në forcat e armatosura tani të angazhuara në Ukrainë.
Edhe për shtetasit e huaj që dëshirojnë të regjistrohen në ushtrinë e Moskës, ky prag i vendosur në 30 vjet është hequr.
Disa muaj më parë, Presidenti Putin shpalli mobilizimin e pjesshëm të ushtrisë, i cili parashikonte thirrje në armë të 300 mijë rezervistëve për të luftuar në Ukrainë./A2CNN/
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...
Infarkti nuk shfaqet njësoj tek gratë dhe burrat: Simptomat ...
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati