Franca ka pezulluar planin për të marrë 3 mijë e 500 refugjatë nga Italia pasi Roma zyrtare refuzoi të lejonte zbarkimin e një anijeje me emigrantë në brigjet e saj.
Tensionet mes dy fqinjëve janë përshkallëzuar që kur qeveria e re e Italisë ndaloi anijen “Oshën Viking” të hynte në port me 230 emigrantë në bord.
Ministri i Brendshëm francez, Zherlad Darmonin e cilësoi sjelljen e Italisë si “të papranueshme”.
Ai tha se anija do të lejohet të hyjë në portin francez të Tulonit ditën e premte.
Nga ana e saj, Italia nuk iu përgjigj menjëherë njoftimit, por shoqata e bamirësisë që menaxhon anijen, “Ndihmoni Mesdheun”, tha se nga njëra anë ishte e lehtësuar nga vendimi i Parisit zyrtar dhe nga ana tjetër e zemëruar që për tre javë njerëzit në bord u lanë të prisnin si pasojë e “dështimit dramatik” të Evropës.
Ministri Darmonin paralajmëroi për pasoja jashtëzakonisht të ashpra në marrëdhëniet dypalëshe me Italinë.
Ai tha gjithashtu se refuzimi për të mos pranuar 3 mijë e 500 refugjatët për të cilët ishte rënë dakord më herët me Romën ishte vetëm lëvizja e parë.
“Franca do të marrë masa për të përforcuar kontrollet në kufi me Italinë”, paralajmëroi Darmonin/euronews.al/
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid