Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri për herë të parë është deklaruar rreth çështjes së “shurdhueseve” për të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar shpesh.
Ai ka thënë se për punën e shurdhueses, ai kishte marrë një kërcënim të cilin e ka denoncuar në polici dhe thotë se policia e ka identifikuar personin që e ka kërcënuar dhe i njëjti vuan dënimin për vrasje në Podgoricë.
“Për punën e shurdhueses, nuk e kam thënë asnjëherë, po ua them qitash. Duke përmend ju, unë e kam marrë kërcënim të cilin e kam denoncuar në polici, kërcënon gruan dhe fëmijët. Policia vjen me një raport ku thotë se kemi identifikuar i cili ju ka kërcënuar, është në vuajtje të dënimit në Podgoricë për organizimin e një vrasjeje, si rezultat i debatit për shurdhues. Pra ai është person, vrasës, në Podgoricë në burg, i cili më shkruan mua nga burgu pikërisht për punën e shurdhuesve. Me debatin që e bëni ju. Janë armë që janë blerë për sigurinë e kryeministrit të Kosovës në atë kohë, e që s’ka lidhje me mu. Prandaj ju me këtë retorikë, që na i edhe fëmijët në shtëpi, edhe gratë, nuk kemi me ju toleru asnjëherë.”, tha Tahiri.
Ai madje i ftoi LVV-në të pyesin në polici për këtë rast dhe do të marrin përgjigje nga autoritetet e rendit. /arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A