Forcat Shqiponja kanë arrestuar rreth orës orës 01:50 një 40-vjeçar që lëvizte me automjetin e tij pa targa në Vlorë.
Ai nuk iu bind urdhrit të patrullës Shqiponja për të ndaluar, por u largua me shpejtësi në brendësi të lagjes “Isa Boletini”.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se gjatë ndjekjes 40-vjeçari me iniciale H.H ka ka rrezikuar jetën e efektivëve të policisë duke tentuar t’i përplasë me automjet.
Shërbimet e Shqiponjave dhe të Rendit janë vënë në ndjekje të personit i cili ishte i maskuar, duke bërë të mundur ndalimin e tij. Në momentin e prangosjes ky shtetas tha se ishte konfrontuar në një lokal në qytetin e Vlorës dhe për këtë arsye ishte maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.
Gjatë kontrollit të mjetit tip Porsche ngjyrë blu, u gjet një maskë, 1 mjet prerës thikë dhe targat e automjetit.
Gjate testit të kryer nga qarkullimi rrugor rezultoi se personi kishte konsumuar alkool. Në momentin e ndalimit u konstatua se personi kishte hematoma në fytyrë dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Sipas tij ai ishte konfrontuar fizikisht me disa persona në një lokal në qytet.
Më pas u shoqërua për ndihmë ne spitalin rajonal Vlorë ku dhe u shtrua për analiza të mëtejshme dhe ruhet nga patrulla e rendit.
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...