Presidenti i SHBA-së Joe Biden u tha mbështetësve në një tubim parazgjedhor që të mos shqetësohen sepse SHBA-ja do të “çlirojnë Iranin”.
“Mos u shqetësoni, ne do të çlirojmë Iranin”, tha Biden të enjten në Kaliforni, gjatë një tubimi të fushatës demokrate për zgjedhjet e ardhshme afatmesme të 8 nëntorit në SHBA.
Ai shtoi: “Ata do të lirohen së shpejti”. Biden e tha këtë ndërsa mbështetësit e tij në turmë mbanin celularë që shfaqnin mesazhin “Irani i lirë” me shkronja të mëdha.
Administrata Biden po përballet me kritika në rritje nga aktivistët iranio-amerikanë, të cilët po i bëjnë thirrje Shtëpisë së Bardhë të braktisë përpjekjet për rinovimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit për shkak të protestave në këtë vend që autoritetet po i shtypin me dhunë, vlerëson agjencia amerikane.
Protestat në Iran filluan në shtator, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim.
Administrata amerikane muajin e kaluar njoftoi sanksione kundër zyrtarëve iranianë për trajtimin brutal të protestuesve, dhe gjithashtu së fundi vendosi sanksione të reja ndaj Teheranit për furnizimin me dronë dhe asistencë teknike për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. /euronews
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...