Deri më 18 nëntor, nëse nuk ka ndonjë vështirësi, prokuroria do të dorëzojë listën me 40 dëshmitarët e parë që do të thirren gjatë gjykimit.
Kështu deklaroi Zyra për Media e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, palët, prokuroria dhe mbrjtja, i janë përgjigjur me shkrim urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili u kishte kërkuar atyre që të dorëzonin parashtrime me shkrim, në kuadër të përgatitjes për konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes.
“Prokuroria dhe ekipet e mbrojtjes deklaruan se nuk parashikojnë të hasin ndonjë vështirësi për kalimin e çështjes te trupi gjykues, deri rreth këtij fundviti, në pritje të përfundimit të disa hapave proceduralë”, sqarojnë Dhomat e Specializuara.
Përndryshe, konferenca për ecurinë e çështjes, ku do të diskutohen këto dhe aspekte të tjera, do të mbahet sot në orën 13:30, raporton RTKlive.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u arrestuan në nëntor 2020, në bazë të një aktakuze që ishte konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake./RTK
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Ba...
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...