Marrëveshja ofron mbështetje në një shumë të përgjithshme prej 30,000,000 Kruna Suedeze (përafërsisht 3 milionë euro) për periudhën 2016 deri 2020 për ngritjen e kapaciteteve në administratën e Zyrës së Kryeministrit (ZKM) dhe ministrive të linjës, për përmirësimin e zhvillimit të politikave dhe implementimin e politikave në Kosovë, si pjesë e rëndësishme e procesit të vendimmarrjes dhe përmbushjen e obligimeve ndaj qytetarëve të Kosovës, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Kryeministri Isa Mustafa, gjatë takimit, ka çmuar lartë mbështetjen e madhe që Suedia ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat e zhvillimit.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa, falënderoi z. Nilsson dhe z. Paulsson për përkrahjen e cila do t’i jepet Qeverisë së Kosovës për përmirësim të zhvillimit të politikave dhe implementim të politikave.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e suksesshëm të projektit, në këtë fushë.
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Suedisë, Henrik Nilsson, mirëpriti reformat në Kosovë, dhe shprehu përkushtimin e shtetit të tij për thellim të bashkëpunimit dhe për përkrahje të mëtejshme.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...