Autori i masakrës në një shkollë në Parkland, Nikolas Cruz u dënua sot me 34 dënime me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, pasi familjarët e 17 viktimave të vrarë dëshmuan se ai ishte një njeri i keq, një frikacak, një përbindësh dhe një jonjerëzor, raporton AP.
Gjatë dënimit të tij, Cruz dëgjoi ndërsa gjyqtarja Elizabeth Scherer i dha atij 34 dënime të përjetshme, 17 për çdo person të vrarë dhe 17 për çdo person të plagosur në masakrën e 14 shkurtit 2018, në periferi të Ford Lauderdale.
Pas një gjyqi tre mujor, një juri njoftoi më 13 tetor se po e dënonte me vdekje me vota 9-3, por ligji i Floridas kërkon unanimitet që një dënim i tillë të zbatohet, kështu që gjykatësi Scherer dënoi me burgim të përjetshëm.
Cruz do të transferohet në një burg pranë Majamit, pas së cilës do të vendoset në një burg të sigurisë maksimale./euronews.al/
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...