Në nderim të 33-vjetorit të rënies së dy dëshmorëve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia zyrtarë institucionesh, bashkëluftëtarë e familjarë kanë bërë homazhe të varrezat e tyre në Velani në Prishtinë.
Me këtë rast homazhe ka bërë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ai tha se Fazliu e Zhitia ishin shembull se si jepet jeta për lirinë e vendit, Konjufca më tej shtoi se ata ishin frymëzim që mijëra djem e vajza t’i bashkohen UÇK-së.
“Erdhëm për t’i bërë nderimet për heronjtë tanë që e dhanë shembullin më të vyer se si jepet jeta për lirinë e atdhetar sepse ata i luftuan forcat e okupatorit”.“Ishin shembull që frymëzoi edhe brezat më pas. E mijëra djem e vajza u bashkuan në UÇK duke e përjetuar shembullin e tyre se si me pushkë në dorë duhet t’i dilet përpara okupatorit. Sa të ketë gjallë popull shqiptar ata do të kujtohen e do të nderohen”.Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të me forcat e armikut, u shpreh ai para mediave. /arbresh.ifno/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...