Zyra e UN Women në Kosovë ka nënshkruar Memorandume Bashkëpunimi për avancimin e barazisë gjinore në nivel lokal me 15 kryetarë të komunave të Kosovës.
Përmes këtij memorandumi parashihet mbështetja nga zyra e UN Women në Kosovë për komunat në fjalë që ta integrojnë perspektivën gjinore në të gjitha programet e nivelit lokal, t’u fuqizojnë kapacitetet e administratës për përmbushje të kërkesave që dalin nga Ligji për Barazi Gjinore si dhe të avancohen proceset e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor.
“Ky bashkëpunim është iniciuar në kuadër të projektit ‘Financimi Transformativ për Barazi Gjinore në Ballkanin Perëndimor’, program regjional i financuar nga SIDA dhe që implemetohet në Kosovë nga viti 2020, ndërkaq edhe në vendet e rajonit Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi”, thuhet në komunikatën e zyrës së UN Women në Kosovë.
Komunat që e kanë nënshkruar memorandumin janë Gjakova, Peja, Prizreni, Podujeva, Ferizaj, Gjilani, Graçanica, Mitrovica, Lipjani, Hani i Elezit, Klina, Kamenica, Dragashi, Vitia dhe Suhareka.
Ky memorandum fut këto komuna në partneritet të ngushtë me UN Women në shtyrjen përpara të agjendave të barazisë gjinore./arbresh.info/
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media