Dy persona janë lënduar në aksidentin e ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili deklaroi se në këtë aksident janë përfshirë dy (2) automjete, një veturë dhe një kamion.
Kelani tutje tha se dy persona kanë pësuar lëndime.
“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete ( një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, parfundoi zëdhënësi./arbresh.info/
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...
Abdixhiku: LDK-ja shënon rritjen më të madhe që ndonjë parti...
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...