Policia ka njoftuar sot arrestimin e dy vëllezër të cilët shpërndanin doza kokaine në Tiranë.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Tabacchino”, në pranga kanë rënë shtetasit D. M., 25 vjeç dhe B. M., 29 vjeç, vëllezër.
Sipas njoftimit, polica ka sekuestruar doza kokaine, një peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 40 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin në subjektin që administronin dhe në zonën e Mëzezit. /Telegrafi/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...