Pogba do të rikthehet në vitin 2023

11:27 | 1 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Paul Pogba është duke kaluar nëpër një periudhë mjaft të vështirë.

Futbollisti francez vazhdon të mbetet jashtë fushës së blertë shkaku i lëndimit të pësuar kohë më parë.

Madje, kampioni i botës nuk ka debutuar ende me Juventusin në një ndeshje zyrtare në eksperiencën e tij të dytë torineze, shkruan “Gazeta Express”.

Së fundmi, ish-futbollisti i Manchester Unitedit e kuptoi edhe zyrtarisht se nuk do të mundë të marrë pjesë në Kupën e Botës edhe pse shpresonte që të ishte pjesë e ekipit të Didier Deschamps për evenimentin më të rëndësishëm të këtij viti.

E tash, Pogba duhet të presë ende.

Mesfushori kreativ mund të zbresë në fushën e blertë vetëm në vitin 2023, pasi pas përfundimit të Botërorit do të jenë festat e fundvitit dhe ligat do të vazhdojnë në fillim të vitit që vjen.

Pasi mungoi në 17 ndeshje deri tash, Pogba s’do të mundë ta ndihmojë Juven as në 4 ndeshjet e fundit të vitit, që i bie se ai do të mungojë në 21 ndeshje.

Juve shpreson që Pogba ta gjejë formën ideale për pjesën e dytë të sezonit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale