Java e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll e sjellë sot derbin e rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive në “Karagaç” – shkruan Gazeta Express.
Përballja e parë e zhvilluar në Prishtinë ishte fituar nga “verdhezinjtë” me rezultatin 70:76.
Peja është skuadra e vetme pa humbje, pasi ka regjistruar fitore në shtatë ndeshjet e para.
Pejanët prin në tabelë me 14 pikë, dy më shumë se Prishtina që ndodhet një pozitë më poshtë.
Kryeqyetasit kanë bilanc prej pesë fitoresh e dy humbjeve.
Pak orë para fillimit të ndeshjes, KB Peja ka njoftuar se të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur.
Kësisoj, atmosfera pritet të zjarrtë edhe sot, ashtu siç ka qenë sa herë që janë takuar këto dy skuadra.
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit