Qëndërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka treguar joprofesionalizëm në ndeshjen e mbrëmshme kundër Valencias.
Pas lëndimit të Kounde, Xavi vendosi ta fuste në lojë mbrojtësin spanjoll, por që Pique ishte i papërgatitur për këtë zëvëndësim, transmeton IndeksOnline.
Në momenti që atij u kërkua të inkuadrohej në lojë, ai nuk i kishte të mbathura mbrojtëset, çorapet e as këpucët.
Në pamjet e ndeshjes u pa se si Busquets dhe disa asistentë tentuan t’i zgjidhin lidhëset e këpucëve të qendërmbrojtësit të Barcelonës . Mision i pamundur. Më në fund, Gerardit iu desh të hidhej në bar me një nga çizmet e tij të palidhura.
E për këtë ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi.
“I mungonin mbrojtëset e këmbëve dhe çorapet, nuk po ngrohej dhe nuk ishte planifikuar të dilte jashtë dhe ishte një emergjencë ”, tha Xavi pas ndeshjes./
⚠️Gerard Piqué todo un profesional‼️
➡️Le faltaban las medias, las espinilleras y Sergio Busquets le tiene que ayudar con las botas… pic.twitter.com/qdH14x5gGN
— Carlos GdP (@CharlioGate) October 30, 2022
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës