Nëse kriza politike vazhdon të manifestohet edhe në vitin 2016, ajo do të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme interesat kosovare me prioritet për vitin e ardhshëm.
Të gjitha këto lidhen me përqendrimin e të gjitha kapaciteteve politike dhe ekonomike në përmbushjen e marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim që Kosovës i hap edhe zyrtarisht perspektivën evropiane.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për medie të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me SPARK nga Holanda dega në Kosovë për të lansuar aktivitetin e përbashkët kushtuar informimit të komunitetit të biznesit lidhur me përparësitë dhe sfidat me të cilat do të ballafaqohet me rastin e fillimit të implementimit të MSA me Unionin Evropian.
Në këtë konferencë u tha se Kosova nuk e ka luksin që të rrezikojë përmbushjen e kësaj marrëveshje dhe vendit i duhet konsensus politik që do të sigurojë që marrëveshja gëzon prioritet pa marrë parasysh proceset e brendshme politike.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se kjo Odë pretendon t’i mbajë disa aktivite te me komunitetin e biznesit për sfidat dhe përparësitë e marrëveshjes së MSA-së.
Takimet pritet të mbahen më 18 dhjetor në Prizren, më 28 dhjetor në Mitrovicë dhe më 29 dhjetor në Prishtinë. Gërxhaliu tha se për këto aktivitete të OEK-ut dhe për ekonominë në përgjithësi, politika është duke e stërngarkuar agjendën ditore dhe sipas tij edhe vet komuniteti i biznesit është lodhur me veprimet e skenës politike në vend. Ai tha se për OEK prioritet i prioriteteve duhet të jetë zhvillimi ekonomik.
Ai tha se kanë menduar se në vitin 2015 do të rikuperohen pasojat e vitit 2014, por brenga e tyre mbetet për 2016 në qoftë se vazhdohet me këtë avaz dhe me këtë tempo.
Kurse, përfaqësuesi i SPARK nga Holanda dega në Kosovë Amir Kosumi tha se bizneset duhet të jenë më mirë të informuara për mundësitë e përfitimit dhe lehtësirat që do t’i kenë nga nënshkrimi i MSA-së. Dhe për këtë SPARK në bashkëpunim me OEK do të realizojnë projektin nëpër disa komuna për njoftimin e bizneseve nga ekspert të lamisë të cilët kanë pasur ndikim të madh në draftimin e MSA-së.
“Kemi identifikuar edhe një mungesë të bizneseve me informatat se çka përfitojnë bizneset nga nënshkrimi marrëveshjes së MSA-së, në bashkëpunim me odën ekonomike… ekspertët e lamisë të cilët më të vërtet kanë pasur ndikim të madh në draftimin e MSA-së për vite të tëra t’i njoftojmë edhe bizneset se cilat janë përfitimet reale, cilat janë lehtësirat të cilat bizneset do të përfitojnë nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje”, tha Kosumi.
Kompanitë kosovare me MSA-në do të kenë qasje më të lehtë për të hapur dhe zhvilluar biznes në vendet e Bashkimit Evropian dhe e njëta gjë do të vlejë edhe për kompanitë që vijnë nga vendet e BE-së.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...