Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.10.2022 përmes rrugëve operacional ka pranuar informatë se tek një restauran në Gjilan ka të shtëna me armë zjarri.
Patrulla policore menjëherë i është përgjigjur rastit ku dyshohet se i dyshuari tri herë ka shtënë me armë zjarri në ajër, nga të cilat të shtëna nuk është lënduar askush.
Në vend të ngjarjes nga patrulla policore janë gjetur tri gëzhoja të armës.
I dyshuari i rastit fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes ku falë punës policore është lokalizuar dhe identifikuar se i dyshuar i këtij rasti është S.L. (1981) shqiptar kosovar tek i cili pas arrestimit është konfiskuar një armë pistoletë mod. 75 e kalibrit 8 paro. me 11 fishekë si dëshmi për Gjykatën.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. /arbresh.info/

KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...